Masakrohet shqiptari në Selanik, ku dyshon policia
Një krim makabër ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku viktimë ka mbetur një 45-vjeçar shqiptar.

Ngjarja mëoshet se ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Agios Athanasios të Selanikut, ku shqiptari është gjetur i pajetë e i larë në gjak.

Sipas mediave grek fytyra e 45-vjeçarit">45-vjeçarit kishte plagë të mëdha gati e shpërfytyruar, kjo ka bërë që hetuesit të nisin punën në pistën e vrasjes me dashje.

Sipas informacionit ekskluziv të thestival.gr, dyshimet e para të policisë janë se vrasjen mund ta ketë kryer djali i viktimës.

Një çast më vonë, pas zbulimit të trupit të 45-vjeçarit">45-vjeçarit, oficerët e policisë shoqëruan të birin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Selanikut për ta marre në pyetje.

Në këtë rast dëshmitare është marrë një grua e re shqiptare që pretendohet se ka parë atë që ndodhi pranë sheshit të lojërave.

Por autoritetet nuk përjashtojnë edhe vrasjen nga persona të tjerë kriminal apo ekstremistë. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori