Vijojnë vrasjet e shqiptarëve në Greqi, masakrohet 35 vjeçari në qeli
Një tjetër shqiptarë raportohet të jetë vrarë në Greqi.

Sipas të dhënave behet fjalë për një të dënuar që ishte i burgosur në ne burgun Koridalo që njihet si një nga burgjet më problematike në Greqi.

Shqiptari është masakruar me thikë nga të burgosurit e tjerë ndërkohë nuk dihet ende se pse ka ndodhur krimi makabër dhe kush e ka kryer.

Njoftimi ka ardhur nga gazetari Shpetim Zinxhiria me anë të një postimi në Facebook:

"Vritet me thike edhe nje i denuar tjeter shqiptar, (640 te vdekur ne burgjet e Greqisë)

Jo pak here kam ngritur kete problem lidhur me këto vrasje po dhe aq here me është mbyllur dera ne ambasaden tonë problematike thua se kërkon te mbulojë realitetin qe ndodh ne burgjet e ketij vendi. Por...

Edhe nje i denuar tjeter gjen vdekjen ne burgun Koridalo, nje nga burgjet më problematiuk të vendit, një burg që gjen zbuluar shteti grek dhe qe e ve para përgjegjesis, Një burg qe kushdo vret dhe therr me thikë këdo dhe kudo. Një burg që kanë gjetur vdekjen me dhjetra te denuar dhe vazhdojnë dhe sot te vriten me shumë lehtësi. Por pyetja shtrohet dhe sa shqiptar te tjere duhet te vriten qe shteti shqiptar te kryej detyrën qe i takon.
Dhe sa të tjer duhet të lënë frymën e tyre në qelite e ketij vendi fqinjë. Mos vallë nuk mjaftojnë mbi 640 vdekje ne burgjet greke qe te sensibilozohet shteti grek dhe ai shqiptar.
Greqia ka probleme, burgjet nuk kanë ligje k[ëtë duhet ta kuptojnë të gjithë dhe se në edinë këtë dhe nuk marrin masa atëhere përbën një turp të madh.
Ambasada shqiptare duhet te qerohet nje ore e me pare pasi eshte mbytur nga militantizmi dhe nepotizmi, asnjë vizitë në burgjet greke lidhur me këto vrasje pasi lajmet i marrin nga media vendase. Kjo përbën njlë turp për shtetin shqiptar..."
Shtuar më 14/01/2019, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori