Masakrimi i qenit me sëpatë, Tahiri propozon burgun si dënim
Dhuna ndaj kafshëve e vënë në qëndër të vëmendjes nga një video makabre e një të riu që masakron me sëpatë një qen, ka sensibilizuar edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ditën e sotme, Tahiri ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në lidhje me dhunimin e kafshëve, që çon deri në ngordhjen e tyre.

Sipas pr/ligjit të Tahirit dhuna ndaj kafshëve parashikohet dënim me burg nga 6 muaj deri në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë.

Neni 3

“KREU II/1
VEPRA PENALE TË KEQTRAJTIMIT TË KAFSHËVE
Neni 133/a

“Keqtrajtimi i kafshëve

1. Braktisja e kafshëve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 10.000 lekë gjer në 30.000 lekë.

2. Kushdo që, pa arsye të ligjshme, plagos një kafshë, apo e nënshtron atë ndaj veprimeve që sjellin vuajtjen e saj, dënohet me burgim nga 3 muaj gjer në 6 muaj.

3. Kur si pasojë e veprimeve të kryera në pikat 1 dhe 2 të këtij neni shkaktohet ngordhja e kafshës, dënimi është me burgim nga 6 muaj gjer në 12 muaj dhe me gjobë nga 50.000 lekë gjer në 100.000 lekë.
4. Çdo individ i cili detyron nje kafshë që të kryejë shërbime, punë apo të ndërmarrë sjellje që shkojnë përtej karakteristikave etologjike përkatëse, dënohet me burgim nga 1 muaj gjer në 3 muaj ose me gjobë nga 50.000 lekë deri në 100.000 lekë. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2017, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori