Avokati i 48-vjeçarit Bujar
Dedej, i cili të premten i theu kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij e ka justifikuar aktin e klientit të tij si një vrasje jo me
dashje.
"Klienti im nuk e ka vrarë me
dashje ish-gruan e tij Lime
Dedej. Çifti kishte probleme imoraliteti. Ditën e vrasjes, djali 8-vjeçar i viktimës i ka thënë të atit se nëna e tij kryente veprime të turpshme në lokal", u shpreh dje
avokati Flamur Gjuzi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Durrësit,
Pas paraqitjes së
provave materiale nga organi i akuzës dhe argumenteve të dhëna nga mbrojtja, dje togat e zeza të Durrësit vendosën masën e sigurisë "Arrest me burg" ndaj autorit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit bregdetar. /albeu.com/
Shtuar më 23/10/2012,
ora 11:54