Masakra te Shkencat, vrasje tipike mafioze
Zhvillime të reja nga masakra në qendër të Tiranës.

Hetimet fillestare në linjën Tiranë Itali holandë po tregojnë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme për që në të kundërt bëhet falajë për një grup mafioz të strukturuar më së miri. Ky konkluzion i parë i hetuesve ka ardhur nga dy indicie kryesore: së pari nga hetimet që janë bërë përtej Adriatikut dhe në vendet e ulëta. Së dyti nga lloji i katër vrasjeve të cilat kanë lidhje me njëra tjetrën.

“Të gjitha janë vrasje të kryera me plumba në kokë dhe gjoks, me preçizion tepër të lartë dhe që kanë një të përbashkët: Kodin e Mafias” i ka thënë një burim i besueshëm gazetës Dita. Hetuesit besojnë se nuk bëhet fjalë për hakmarrje të rëndomta apo konflikte rruge, por për një “biznes” të mirë në fushën e trafikut të drogës, femrave, armëve apo aktiviteteve të tjera dhe konvertimin e fitimeve në biznese të ligjshme apo pasuri të patundshme e më tej kontrollin e tyre. Përfshirja e Salvatore Letizias në këtë serial, kapo i klanit mafioz të Kamorrës napolitane Piccolo-Letizia në Marcianise, përforcon më tej këto dyshime.

Sipas të dhënave të deritanishme ai del i skeduar vetëm në dy raste në vendin fqinjë. Njëherë për armëmbajtje pa leje dhe një herë tjetër për plagosje. Por për të po hetohet gjithashtu për pjesmarrje në organizata mafioze. Auroritetet e vendit fqinjë e konsiderojnë atë si një nga kapot e një prej klaneve të kamoras të quajtur ‘picollo letizia’. Si i tillë ai ka flirtuar me arrestimin dy herë.

Të parën ai arriti ti shpëtoi një aksioni policie në shkurt të vitit 2001, në të cilin iu vunë prangat 10 personave nga klani i tij. Mes këtyre të dhjetëve ishte edhe xhaxhai i tij, kamoristi i njohur , Armando Letizia, i njohur në botën e kriminalitetit Italian si organizatori i një seri vrasjesh për llogari të kamoras, shkruan Lapsi.al.

Antimafia e Italisë e ka pasur të skeduar Salvatore Letizian si një kapoklanit mafioz kamorrist të Letizia-Piccolo në Marcianise, i dyshuar për trafiqe të ndryshme dhe vrasje, disa herë i arrestuar.

Madje në fillim të viteve 90-të ka humbur prindërit në një atentat nga klani Belforte, me të cilin prej shumë vitesh është në armiqësi.

Nga ana tjetër policia e Holandës e ka lënë të qartë në hetimet e saj se vrasja e Durim Sulkut (Ilirjan Sulaj identiteti i ndryshuar), ka ardhur për larje hesape mes bandave të trafikut të drogës apo femrave. Pra nuk bëhet fjalë për një vrasje për hakmarrje, por për eliminim fizik për të kontrolluar territoret në Roterdam.

Këto dy fakte janë mëse të mjaftueshëm për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për ta hetuar betejën me 3 të vrarë si produkt i një rivaliteti kriminal, se sa si një hakmarrje të zakonshme apo konflikte banale.

Hetimet tregojnë se Besnik Sulku, vëllai i të vrarit Durim Sulku, i ishte vënë pas Mentor Lufit (Doçit) dhe Gerti Goxhajt prej më shumë se një viti. Po kështu rezulton se Besnik Sulku ka qenë hershëm miku i italianit Letizia, kapo i klanit mafioz kamorrist, që e drejtonte prej më shumë se 5 vitesh grupin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2015, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori