Masakra në Vlorë, ja kush është viktima dhe të plagosurit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në Vlorë mori jetën e një 33-vjeçari, Ergys Gjioveshaj, si dhe përfunduan të plagosur edhe 3 të tjerë. Përsonat që shikoni në galerinë më sipër ranë pre e sulmit me armë ndërkohë mes tyre gjendet edhe viktima.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën dhe mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së enjtes.

Mësohet se dy persona u futën në lokal, duke ekzekutuar 33-vjeçarin Ergys Gjioveshaj.

E plagosura e tretë nga kjo ngjarje është 26-vjeçarja Arta Luka, e cila dyshohet se ndodhej në tavolinë me viktimën Gjioveshaj. Ajo mori dy plumbapjesën e legenit.

Mësohet se Gjioveshaj, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin për një vrasje të kryer në vitin 2001, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, mësohet se ka marrë të paktën 6 plumba, 4 në bark, një në pjesën e legenit dhe 1 në dorë. Ndërkohë për ngjarjen janë shoqëruar 3 persona, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka ndodhur për hakmarrje. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 13:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori