Masakra në Tiranë, nëna e vëllezërve të vrarë: Lidhja e djemve me Salvatore Letizian
Vrasja e trefishtë në Bulevardin Zogu I në Tiranë dy vite më parë bëri mjaft bujë në kryeqytet.
Besnik Sulku dhe Salvatore
Letizia vranë fillimisht
Mentor Doçin dhe Gerd Goxhajn për t'u hakmarrë për vrasjen e të vëllait të Sulkut në Hollandë, por gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë njëri prej atentatorëve, pikërsiht
Besnik Sulku.
Nëna e vëllezërve
Sulku të vrarë tashmë njeri në Holandë dhe tjetri në Tiranë ka dhënë dëshminë e saj në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet duke akuzuar nipërit e
Mentor Doçit, Markeljanon dhe Klejvin.
“Kisha katër fëmijë, por tani kam vetem dy. Nje djale, Durimi u vra ne Holande me 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq në aksident. Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Shkoi vajza dhe nipi e sollën trupin. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan e Klejvi
Doçi. Djali tjetër Besniku u vra ditën që kishim të 40 e vdekjes së Durimit…”., - është shprehur ajo para gjykatës shkruan GSH.
Gruaja 67-vjecare shpjegoi përpara trupës gjykuese edhe njohjen me të pandehurin Salvatore
Letizia, i njohur ndryshe me nofkën Picollo
Letizia.
Italiani po gjykohet për vrasjen e
Mentor Doçit, xhaxhait të të pandehurve Markeljan e Klejvi
Doçi, për motive gjakmarrje, pasi e akuzonte si porositës të ekzekutimit të Durim Sulkut.
“Salvatore
Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit, ishte dita kur kishim të 40 e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekën. Diku rreth orës 14:00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë, Besniku u vra afër stacionit të Trenit. Prapë nga televizionet e mësova se në vrasje kishin gisht këta djemte”.
E pyetur nëse kishin patur konflikte me familjen
Doçi, Gjysere
Sulku i tha gjykatës se kanë qenë në të njëjtën lagje dhe të pandehurit dhe xhaxhain e tyre,
Mentor Doçi, i ka njohur që fëmijë.
“Djemtë kanë qenë moshatarë dhe kur kanë qenë 18 vjec kanë patur një debat të fortë. Se di pse ndodhi, por unë vajta te gjyshja e tyre, me të cilën punoja dhe desha ta pajtoheshin”.
Pas nënës së dy viktimave, përpara gjykatës dha dëshminë edhe Fllanxa
Sulku, e veja e viktimës
Besnik Sulku, e cila gjithashtu shpjegoi me detaje lidhjen e të shoqit të ndjerë me të pandehurin
Letizia.
Ndërsa, sportelisti i hotelit ku u arrestua italiani pak orë pas masakrës, tha se në xhepin e xhaketës së tij, oficerët e policisë gjetën fotografinë e viktimës
Mentor Doçi.
Sipas prokurorisë,
Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë
Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si urdhërues dhe
Besnik Sulku i zunë pritë
Mentor Doçit, për ta ekzekutuar pasi e akuzonte si urdhërues të vrasjes së vëllait të tij, Durimit në Holandë.
Menjëherë sapo
Letizia ekzekutoi Doçin, dy nipat e viktimës, qëlluan për vdekje në shenjë hakmarrje
Besnik Sulkun. /GSH/
Shtuar më 04/05/2017,
ora 17:23