Ja shkaku i Masakrës së Tiranës
Konflikti per nje femer ishte shkaku i masakres ne kryeqytet me 27 maj.

Keto te dhena kane kane dale nga prokuroria e krimeve te renda nje jave pas vrasjes se trefishte ku mbeten te vrare Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj.

Sipas informacione te mberritura nga hetuesit Holandes ne Prokurorine e Krimeve te renda, gjithcka ka nisur ne nje diskoteke ne Roterdam. Durim Sulku (Alias Ilirjan Sula) eshte konfliktuar me Mentor Lufin per nje femer qe Durim Sulku e shfrytezonte si prostitute.

Sipas prokurorise rezulton se Mentor Lufi ka dashur t’ia marrë këtë femër Durim Sulkut, por ky i fundit nuk e ka lejuar. Kjo ka qene zanafilla e konfliktit midis vellezerve Sulku dhe Mentor Lufit.

Me pas, ngjarja zhvendoset ne Shqiperi, ku ne dhjetor te 2014, Mentor Lufit i behet nje atentat dhe plagoset rende. Per kete ai akuzon vellezerit Sulku, transmeton ABC News.

Rreth 4 muaj me pas, me 6 prill te 2015, Durim Sulku vritet me 4 plumba ne koke ne Roterdam. Per vrasjesn e tij, Prokuroria e Krimeve te Renda po heton dy vellezerit Markeljan dhe Klevis Doci.

Besnik Sulku, vellai i te ndjerit Durim Sulku hakmerret per vdekjen e tij. Dhe ne 27 maj i ben atentat Metor Lufit dhe dy niperve te tij. Atentat qe shkaktoi 3 viktima Mentor Lufu, Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2015, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori