Masakra në Tiranë, dyshohet për konflikte me biznesin e kromit (DOKUMENT)

Një nga pistat që dyshohet lidhur me atë që ndodhi në bulevardin “Zogu I” në Tiranë është edhe ai se personat e përfshirë në ngjarje, mund të kenë patur konflikt për kromin në Bulqizë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit në kryeqytet, mbetën të vrarë shtetasit Mentor Lufi, 38-vjeç, banues në minibashkinë numër 11, i cili ka ndërruar jetë në spital, si dhe Besnik Sulku dhe Gerti Goxha.

Mësohet se Lufi i kishte shpëtuar një atentati dhe ruhej nga dy nipat, shkruan Panorama.

Forcat policore kanë bërë me dije se një nga pistat që po hetohet është ajo për konflikte lidhur me bizneset e kromit.

Të dy viktimat, Mentor Lufi dhe Besnik Sulku kanë biznese kromi në Bulqizë.

Sipas KQR-së, Lufi ka edhe një bar-kafe në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Lufit, disa kohë më parë i kishin bërë atentat pranë lokal “Dante” në kryeqytet, por se atentatorët nuk kanë mundur ta vrasin. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2015, ora 23:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori