Masakra në Pukë, arrestohen në Greqi dy vëllezërit Permarkaj
Pëlqej
Dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm janë arrestuar nga policia greke. Të arrestuarit janë vëllezërit Anton dhe Sokol Përmarkaj të cilët akuzohen si autorë të masakrës së ndodhur më 29 qershor të vitit 2012, në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz në Pukë.

Në këtë ngjarje të rëndë që mori shkas për motive pronësie mbetën të vrarë Paulin dhe Hilë Markaj, ndërsa u plagosën rëndë: Tone Markaj, Angjelina Markaj (bashkëshortet e dy viktimave) dhe Alfons Markaj (nipi i Paulinit).

Shtuar më 11/09/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori