Masakra në Poliçan, arrest me burg për 52-vjeçarin
Arrest me burg, kjo është masa e sigurisë që Gjykata e Beratit ka dhënë për Kushtrim Gurin, personi që akuzohet se dhunoi kufomën e vrasësist të vëllait të tij, disa ditë më parë në Poliçan. Autori i këtij akti të rëndë do të qëndrojë në arrest me burg.

52-vjeçari Kushtrim Gurri u arrestua pak orë pas ngjarjes, pasi me veprimet e tij kishte tronditur gjithë zonën. Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën e 6 gushtit në ambjentet e brendshme të Uzinës Mekanike të qytetit të Poliçanit. Motivet e xhelozisë janë bërë shkak për këtë krim, pasi roja i Uzinës Shpëtim Dervishi akuzonte viktimën Vladimir Guri, se i ngacmonte bashkëshorten e tij.

Ky fakt, nuk është pranuar nga Dërvishi, duke dashur ta mbyllë ceshtjen me vrasjen kolegut të tij të punës dhe pas pak minutash, në kushtet e depresionit autori ka vrarë edhe veten me një plumb në kokë me po te njejten armë. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2012, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori