Masakra në familjen shqiptare në Athinë, vajza: U fsheha në dhomë dhe…
Vetëm pak ditë më parë një grabitje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare ku mbeti e vrarë gruaja dhe plagosur në gjendje të rëndë burri, i cili ndërroi jetë në spital ditën e djeshme.

Pas hetimesh nga ana e policisë greke u bë e ditur që autorët ishin shqiptarë dhe qëllimi i tyre ishte të grabisnin shtëpinë.

Familja shqiptare në Greqi përveç pronarëve të cilët humben jetën kishte dhe dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të cilët kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja.

Vajza e familjes së dëmtuar ka folur dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur atë natë në shtëpinë e saj.

“Ne nuk prisnin njeri në shtëpi, kështu që ishim të gjithë në gjumë. Ata ishin me maskë, kur ata u futën në dhomën e gjumit të prindërve, unë u fsheha në dhomën time dhe njoftova policinë”, ka thënë vajza në polici teksa akoma ishte e traumatizuar./albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 09:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori