Aleksandar Vuçiç: Vetëm unë e di se kush do të jetë kryeministër

Presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se vetëm ai e di se kush do të jetë i mandatuari për kryeministër.

Komentet Vuçiç i bëri gjatë fjalimit të tij për formimin e qeverisë.

Sipas mediave serbe, ai u shpreh se Serbia duhet ta ruaj pavarësinë politike, dhe se duhet ti dëgjoi të gjithë që të vendos se cili do të jetë kandidat për kryeministër.

“Besoj se do të arrijmë ta ruajmë pavarësinë politike për të ecur përpara. Çdo ditë shoh kush jemi për të qenë ministër që nuk jemi. Në disa media lexoj se si pyetet Perëndimi, në të tjera lexoj se si vendos Moska për këtë. Askush nuk më pyet asgjë dhe asgjë. Unë kam detyrimin t’i dëgjoj të gjithë, që të shoh se kush mund të jetë i mandatuari për kryeministër. Serbia duhet të jetë e pavarur dhe askush nuk duhet të formojë qeveri në anën e saj, siç ndodhi në vitin 2008 kur ne u shkatërruam. Ne do të kemi forcën për të ruajtur pavarësinë politike,” tha Vuçiç./albeu.com/