Ancelotti për rinovimin e Kroos: Mendoj se do të vazhdojë me ne, ai është më në formë se vjet

Një nga temat më të rëndësishme të konferencës së Carlo Ancelottit ishte rinovimi i kontratës së Toni Kroos. Në prag të ndeshjes kundër Sevillas, trajneri italian foli për të ardhmen e mesfushroit gjerman.

“Mendoj se do të vazhdojë, është më i mirë se vitin e kaluar kur kishte disa probleme. Unë fola me të dhe është shumë i qetë.”

Gjithashtu Ancelotti foli edhe për momentin e shkëlqyer që klubi po kalon: “Në histori nuk ka pasur një ekip të pathyeshëm dhe kushdo mund t’ju mundë. Nuk ka ekip të pathyeshëm, ne nuk ndihemi kështu. Por ne duam të vazhdojmë të bëjmë mirë/ Nesër do të kthehet Courtois, vetëm Ceballos mbetet jashtë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 15:48