Masakra e Urës Vajgurore, ku dukagjinasit dhe bandat politike luftuan dhe lanë 6 të vrarë
Pëlqej
Policia publikoi sot listën e personave më të kërkuar në Berat ku spikat Musa Protoduari, i cili është dënuar për krijim të bandës së armatosur dhe vrasje.

Emri i tij risjell në vëmendje masakrën e Urës Vajgurore në vitin 1997 ku një përplasje mes bandave të PS dhe PD solli pesë të vdekur dhe disa të plagosur.

Historia e masakrës së Urës Vajgurore
Ngjarja u shënua gjatë vitit 1997-të, ndërsa të vrarë mbetën katër policë Miltiadh Koçi, Arjan Shemuni, Asllan Selami, Ilia Bano.

Viktimë mbeti edhe roja i vilësProtoduarëve, i paidentifikuar.

Po ashtu u plagosën edhe 6 policë të tjerë. Përplasja e armatosur filloi në orën 11:55 të paradites, pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike.

Atë ditë, në këtë qytezë ishin Fatos Nano, asokohe kryetar i PS, i shoqëruar nga Skënder Gjinushi, ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo. Pas mbarimit të dy mitingjeve, eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarë e simpatizantë të tjerë të kësaj partie.

Atë kohë, qytetin e kontrollonin bandat, që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit. Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, mbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilësProtoduarëve, që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës, rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës, që mundi të kalojë vilën shkoi në Berat dhe mori përforcime të mëdha armësh municioni dhe njerëzish.

Kurse pjesa tjetër që mbeti pas, u mblodh në sheshin përpara karburantit të Urës.

Disa persona rrëmbyen një autoblindë policie, duke kërcënuar uniformat blu dhe nën urdhrat e civilëve blindi i policisë u nis për tek vila e Protoduarëve. Rojet e vilës u detyruan të qëllojnë mbi tankun me predhë antitanku, pa e ditur se brenda tij kishte ende policë.

Dy prej policëve, Milto Koçi dhe Arjan Shemani u dogjën brenda tankut, dy të tjerët Asllan Selami dhe Ilia Bano u vranë sapo dolën nga flakët e blindit.

Nga ana tjetër, rojet e vilës, të ndodhur midis dy zjarreve, mundën të tërhiqen, por jo të gjithë. Njëri prej tyre u kap rob nga kundërshtarët dhe u ekzekutua.

Trupi i tij u lidh pas një autoveture, me të cilën e zvarritën deri në Berat, ku e dogjën.

Dëshmitarët kanë treguar se protagonistët e kësaj masakre, por edhe ngjarjeve të tjera të rënda, ishin simpatizantë të dy partive kryesore në vend, PS-së dhe PD-së.

Për këtë ngjarje është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm Musa Protoduari, ndërsa bashkëshortja e tij Fatbardha, ish-pronare e vilës së njohur në qendër të Urës vajgurore është dënuar me 17 vjet burg.

Rojet e vilësProtoduarëve ishin persona të armatosur nga Dukagjini, të cilët Musai i kishte marrë si roje me pagesë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori