Masakra e Çoles, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanajn
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtoreshën e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça, dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që mbajtën në Gjykatën e Lartë lidhur me këtë ngjarje të ndodhur në 2015-n.

Fill pas kësaj mësohet se Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit në lidhje me masakrën e Çoles në qytetin e Vlorës ku mbetën të vrarë 3 persona.

Gjykata ka dhënë nga 35 vite burgim për Bertil Aliaj dhe Ani Begaj, ndërsa Aleksandër Llanaj është dënuar me burgimpërjetshëm. Për Aliajn dhe Begajn dënimi u shkurtua.

Dy ditë më parë familjarët e viktimave i dërguan një letër Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku u shprehën se procesi gjyqësor i zhvilluar në Gjykatën e Lartë ndaj autorëve të dyshuar të familjarëve të tyre ishte i korruptuar./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori