Masakra e Lubotenit, Ostreni do të dëshmojë
Albeu.com
Gëzim Ostreni do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mbrojtjes të Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit, për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër tyre, nëse e obligon statuti i Tribunalit të Hagës.Nëse e obligon statuti i Tribunalit të Hagës, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së, Gëzim Ostreni, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mbrojtjes të Lube Boshkovskit dhe Johan Tarçullovskit, për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër tyre. Haga akuzon ish-zyrtarët e lartë maqedonas për gjenocid të kryer në fshatin Lubeten të Shkupit.
“Do t’i përgjigjem ftesës për të dëshmuar, vetëm nëse më obligon statuti i Tribunalit”, thotë Gëzim Ostreni. Ai është i vetmi nga treshi udhëheqës i ish-UÇK-së, i cili të hënën u prononcua lidhur me paralajmërimet e avokatëve të Boshkovskit dhe Tarçullovskit, që kreu i UÇK-së, të dëshmojë para Tribunalit të Hagës.
Deputeti Fazli Veliu paralajmëroi se për këtë çështje do të prononcohet gjatë ditëve të ardhshme. Përkundër përpjekjeve nuk arritëm që të kontaktojmë me ish - komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmetin.
Avokatët e Boshkovskit dhe Tarçullovskit kanë ndërmend që të ftojnë ish- kreun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që të paraqiten si dëshmitarë në procesin gjyqësor të Tribunalit të Hagës. Përveç tyre, si dëshmitarë, mund të thirren edhe udhëheqës ushtarakë të brigadave 113 dhe 114 të UÇK-së, që kanë vepruar në territorin e Likovës dhe Haraçinës. Këto informata të dielën për “Lajm” i konfirmoi edhe Antonio Apostollovski, avokat i Johan Tarçullovskit. nga Isen Saliu, Lajm
Shtuar më 08/03/2006, ora 11:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori