Masakra e Kuçovës, arrestohen dy bashkëpunëtorët e autorit
Dy persona të akuzuar për dhënie ndihme dhëndrit që vrau vjehrrin, vjehrrën dhe plagosi gruan e tij janë ndaluar sott nga policia e Beratit. Të arrestuarit janë Agim Halili 35-vjeç nga Dragoi i Elbasanit dhe Gani Haxhijani 50-vjeç nga Mbrostari i Fierit.



Tre ditë më parë Riza Latifaj nga Levani i Fierit vrau me armë Rexhep e Vasilika Muço, përkatësisht 68 dhe 66-vjeç si dhe plagosi rëndë gruan e tij, 45-vjeçaren Engjellushe Latifaj. Te arrestuari akuzohen se strehuan dhe transpostuan autorin e vrasjes Riza Latifaj pas krimit në shtëpinë e vjehrrit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2013, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori