Masakra e 4 shkurtit, Meta: U rreshtuam në anën e duhur të historisë
4 shkurti i vitit 1944 është kujtuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e ka konsideruar këtë ngjarje një nga krimet më të egra çnjerëzore.

Sipas tij, antifashizmi dhe vlerat patriotikeLuftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Në atë ditë humbën jetën 84 qytetarë të Tiranës.

Reagimi i plotë:

Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Antifashizmi dhe vlerat patriotikeLuftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Krenarë, që në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit, u rreshtuam në anën e duhur të historisë.

Shtuar më 04/02/2021, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori