Masakra e 2 prillit futi në zi gjithë Shqipërinë, Basha kujton 4 të rinjtë shkodranë
Më 2 prill 1991, ndodhi një ngjarje që tronditi Shkodrën. Sot përkujtohet ajo që njihet ndryshe si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Pikërisht pas zgjedhjeve të marsit, edhe pse ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Tiranë disa muaj para, shteti autoritar vazhdonte të ishte në këmbë.

Katër viktima e dhjetëra të plagosur ishin pasojat e plumbave ndaj forcave policore drejt turmës që protestonte. Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka ishin të vrarët e asaj dite, sot të shpallur martirë të demokracisë.

Këtë fatkeqsi e ka kujtuar ditën e sotme edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Besnik Cekës dhe Bujar Bishanakut, 4 të rinjve shkodranë që u flijuan në altarin e lirisë dhe demokracisë. Sakrifica e tyre tregon se liria dhe demokracia nuk kanë çmim. Lavdi përjetë dëshmorëve të 2 prillit”, shkruan Basha.

Shtuar më 02/04/2020, ora 15:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori