Masakër në Meksikë, bandat vrasin 11 persona
Një masakër në një lokal la të vrarë 11 persona të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi ndeshet me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës, në qytetin Jaral del Progreso.

Një grua tjetër u gjet me lëndime trupore pas sulmit me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.

Guanajuato, një qendër kryesore e makinave, është bërë skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, shkaktuar nga lufta mes bandave lokale – Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm – Jalisco Neë Generation.

Në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato, duke shënuar një nga vrasjet më masive që kur presidenti, Andres Manuel Lopez Obrador mori detyrën duke u zotuar të ulte nivelet rekord të dhunës.
Shtuar më 28/09/2020, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori