Masa të reja për parandalim e veprimtarive kriminale në shkolla
Në nisje të vitit të ri shkollor, Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishi tha se policia është në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Në një dalje për mediat nga shkolla "1 Maji", Dervishi tha se janë marrë masa për të ndaluar veprimtaritë kriminele në shkolla, duke ndaluar hyrjen e personave në shkolla.

"Të gjithë punonjësit e policisë kanë qenë të planizuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, me qëllimin e vetëm garantimin e rendit publik. Policia e Shtetit ka planifikuar një sërë detyrash këtë vit shkollor. Së pari në parandalimin e çdo lloj veprimtarie kriminale që mund të zhvillohet në afërsi të shkollave apo edhe gjatë hyrjes në të, duke evituar hyrjen e personave që s'kanë lidhje me shkollat", tha Dervishi.

Kemi një projekt që prej 10 vitesh e ushtrojmë për ndërgjegjësimin dhe përdorimin e substancave narkotike, armëve të zjarrit apo bulizmit. Ky projekt dot ë vazhdojë, në mënyrë që të ndërgjegjësojmë brezin e ri.

Dervishi gjithashtu shtoi se policia ka marrë masa edhe për rregullimin e trafikut për të shmangur aksidentet.



Shtuar më 16/09/2019, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori