MAS shkarkon nga detyra drejtoreshën e kopshtit nr.6
Pëlqej
Lindita Nikolla
Ministria e Arsimit shkarkon nga detyra drejtoreshën e kopshtit nr.6 pas pamjeve të transmetuara nga emisioni “Fiks Fare” i cili zbuloi një skemë mashtrimi ndaj qytetarëve me qëllim përfitimin e të drejtës së regjistrimit në kopshte përkundrejt mitëmarrjes.


“Drejtoria Arsimore e Tiranës, me kërkesë të posaçme të ministres së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, është ndalur me përgjegjësi te ky rast për të marrë të gjitha masat e nevojshme duke larguar menjëherë nga detyra të gjithë stafin e përfshirë në këtë skemë, si edhe drejtoreshën e kopshtit nr. 6 për paaftësi në kryerjen e detyrës. Për rastin në fjalë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të bëjë kallëzimin penal edhe pranë organeve të drejtësisë”, sqarohet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit, pas skandalit të bërë publik në emisionin “Fiks Fare”.

Sipas tij, ministrja e Arsimit zhvilloi një mbledhje me të gjithë drejtuesit e kopshteve të Tiranës për t’u informuar për gjithçka rreth zhvillimeve dhe procedurave në kuadër të mbarëvajtjes së fillimit të sezonit të ri. “Në këtë mbledhje është kërkuar përcaktimi i detyrave për mundësimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme për të gjitha kërkesat e ardhura. Me këtë rast, Ministria e Arsimit dhe Sportit është e vendosur për të ndëshkuar çdo rast korrupsioni. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori