MAS publikon afatet për njësimin e diplomave
Pëlqej
Ministria e Arsimit dhe Sportit dha sot detaje lidhur me procedurat dhe afatet që janë lënë në dispozicion për njësimin e diplomave. Përmes një deklarate për mediat, MAS u shprehet se afati që shtetasit të sjellin pranë komisionit në MAS dokumentacionin përkatës është jo më vonë se data 28 gusht 2014, ora 14:00, dhe proçedura e dorëzimit dhe e tërheqjes së dokumentacionit do të jetë individuale.

Ministria e Arsimit shpjegoi se “dokumenti i njësimit, që do të dorëzohet në IAL-në përkatëse, do të tërhiqet në MAS në përfundim të proçesit, duke filluar nga data 4 – 8 shtator 2014, nga ora 9:00- 16:00 pranë zyrës së pritjes së publikut në MAS”.

Ministria e Arsimit tërheq vëmendjen që dokumentet të jenë të plota dhe të pasqyrojnë qartë arritjet e maturës shtetërore në shtetin përkatës. Aplikantët nga Kosova, duhet të kenë domosdoshmërisht me vete vërtetimin mbi pikët e arritura në Provimin e Maturës Shtetërore, duke pasqyruar pikët e kandidatit dhe pikët maksimale të provimit. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori