MAS: Ja shkeljet e Universitetit 'Vitrina'
Pëlqej
Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit dhe Sportiti publikoi sot të gjitha shkeljet ligjoreUniversitetit privat “Vitrina”, të cilat çuan në heqjen e licencës për këtë universitet.

Në një konferencë shtypi sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca deklaroi sot se nga 37 kritere ligjore që “Vitrina” duhet të përmbushte, prej saj janë shkelur 27, ndërkohë që do të mjaftonte vetëm një për t’i hequr licencën.

Shkeljet e universitetit:

1. Janë hapur programe studimi para se të licencohej. Regjistrimi është bërë para hapjes së programeve pa asnjë kusht, një vit para licencës dhe 2 vjet para lejes nga MAS.

2. Janë lëshuar diploma para akreditimit të programit.

3. Departamentet shkencore nuk kanë numrin minimal të anëtarëve të stafit nga 7 që është minimalja, dhe ata nuk kanë as gradat shkencore të përcaktuara.

4. Raporti personal akademik–student është më i ulët se 1/20.

5. Objekti nuk plotëson standardet e sigurisë.

6. Nuk ka kontrata qeraje të rregullta.

7. Nuk ka laboratorë, nuk ka literaturë, nuk ka mundësi të kryejë praktikë.

8. Institucioni nuk ka tarifa fikse, për një vit studimi. Ato variojnë nga 350-700 euro.

9. Dokumentacioni i institucionit nuk administrohet.

10. Nuk ka depozituar garancitë bankare dhe nuk garanton vazhdimësinë e studimeve.
Shtuar më 18/08/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori