Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
MAS: Ja pse e mbyllëm ‘Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës”
Pëlqej
Ministria e Arsimit
Ministria e Arsimit publikoi sot arsyet e mbylljes së “Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës”. Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, radhiti shkeljet ligjore të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Sipças tij nga verifikimi i të dhënave për vitin akademik 2012-2013 ky universitet ka afruar programe studimi të paliçensuar nga MAS duke diplomuar 22 studentë.

"Në këtë program të pamiratuar nga MAS rezulton që janë diplomuar 22 studentë, për të cilët nuk gjenden të dhëna. Ka rezultuar që institucioni ka lëshuar diploma para akredimit të tij.Nuk ka numër minimal të stafit akademik, që duhet të ishte 7. Nuk ka të paktën 3 prej tyre me tituj dhe grada shkencore. Ka personel me moshë mbi 68 vjeç në kundërshtim me ligjin. Objekti i shkollës është në proces legalizimi, që do të thotë se është pa leje ndërtimi dhe shfrytëzimi. Për degët farmaci dhe mjekësi nuk disponon fare laboratorë.Raporton në mënyrë të pavërtetë ekzistencën e një qendre kërkimi dhe zhvillimi si pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit, por realisht kjo qendër nga vetë deklarimet e institucionit, nuk rezulton të ketë personel efektiv në këtë qendër. Ky fakultet në shkelje të ligjit, përbëhet vetëm nga dy njesi bazë, kur minimalisht duhet të ishin tre." tha Ndreca.

Me tej Ndreca u shpreh se marrëveshjet me studentët nuk janë konform ligjeve në fuqi.

"Janë bërë reklama ku paraqiten të dhëna të pavërteta ose në dëm të studentit. Përdor në mënyrë abuzive emërtimin “universitet’ ndërkohë që statusi i institucionit të arsimit të lartë është “Shkollë e Lartë”, pasi nuk ka asnjë emërtim të tillë të miratuar me vendim të Qeverisë apo të MAS dhe nuk kërkon cikle të treta studimi që të konsiderohet “universitet”.
Promovon si programe studimi të akredituara, të gjitha programet, në një kohë kur vetëm 4 prej tyre janë të tilla. Regjistri bazë i studentit," – theksoi Ndreca. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori