Martohet Edi Rama, në ceremoni edhe Topi
(UPDATE) Është zhvilluar në lokalin "Xibraku" në periferi të kryeqytetit, ceremonia e dasmës së kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me Linda Bashën. Rama shoqërohej nga djali i tij Gregori, ndërsa Linda nga vajza e saj Rea.

Siç ishte parashikuar, ceremonia ka nisur reth orës 16:30 ndërsa qindra të ftuar kanë krijuar një varg të gjatë automjetesh në pritje për t'u futur në ambjentet e lokalit.

Rreth 1 orë pas fillimit të ceremonisë, cifti Rama ka ndërruar unazat e martesës në praninë e qindra miqve e dashamirësve të pranishëm në festen e tyre këtë pasdite.

Ky moment u hap me një fjalim të vëllait të kryesocialistit, Olsi Rama dhe më pas është shfaqur me unazat në dorë, dëshmitarja e dasmës së çiftit, Liri Begeja.

Mbi 600 të ftuarit kanë qenë të përpiktë me orarin e ftesave ndërsa çifti është parë të hyjë në lokal rreth orës 17:00. Ceremonia po zhvillohet larg syve të mediave të cilat janë lejuar vetëm disa metra larg lokalit.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se në fillim të ceremonisë është parë të hyjë në lokal edhe një makinë e kryeministrisë me një buqetë të madhe lulesh.

Pak minuta me pas lajmi u konfirmua nga burime zyrtare te kryeministrisë. Sipas njoftimit zyrtar në faqen e Kryeministrisë, kreu i qeverisë dhe zonja Berisha i kanë dërguar çiftit te ri një buqetë me lule dhe kartolinë urimi, me anë të së cilës i urojnë fat, shëndet dhe lumturi në jetën e tyre bashkëshortore.

ftuarit e fundit që janë parë në hyrje të lokalit ka qenë cifti presidencial. Presidenti Topi dhe bashkëshortja e tij Teuta Topi u paraqitën në festë pak minuta pas mbërritjes së ciftit.

ftuarit janë duke shijuar një kokteil të veçantë me ushqime internacionale, por edhe tradicionale shqiptare, shoqëruar me verë e shampanjë.

Mjedisi është arreduar nga Geraldina Sposa, ndërkohë muzika e hapjes ka qenë klasike. (albeu.com)
Shtuar më 24/10/2010, ora 19:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori