Grida Duma e përlotur: E paimagjinueshme, ne që protestuam kundër Ramës po protestojmë kundër njëri-tjetrit

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka reaguar ashpër kundër dhunës së ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës.

“Kjo është PD sot. Moment i rëndë, jo vetëm për gazin, dhunën. Zonjat që ishin brenda ishte të bindura që nuk ka një demokrat që sulmon një demokrat. Padyshim, erdhëm këtu me besim që asnjë njeri me integritet nuk mund t’i lërë kauzat përgjysmë. Unë nuk besoj te dhunë, nuk besoj te saldimi i portave, te heqja e vidave, por besoj që duhet të ketë një ndërgjegje të madhe me këtë lidership, që t’i thoja hajdeni futuni brenda. Ata duhet të gjenin mënyrën për të diskutuar qetësisht, se kurrë nuk besohej që dhuna, fyerjet, sharjet nuk duhet të ndodhin mes demokratëve. Që mund të ndodhte e imagjinoja, që s’duhej të ndodhte në këtë kohën kjo nuk mund të imagjinohej. Është një fatkeqësi që ne që kemi bërë protesta kundër Ramës, të protestojmë kundër njëri-tjetrit. E papranueshme. Kërkohet zgjidhje”, tha Duma.

 


Shtuar 8.01.2022 13:38