Martin Henze i CDU: Djegia e mandateve nga opozita, e kuptueshme
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ndjeshëm vendimin e opozitës për të djegur mandatet, por jo të gjithë mendojnë njësoj.

Të paktën këtë gjë ka deklaruar ditën e sotme kryekëshilltari i CDU Martin Henze i cili shprehet se vendimi i opozitës është i kuptueshëm.

Ai deklaroi për mediat se jo të gjithë në Europë janë kundër këtij mendimi, ndryshe nga informacionet që kanë qarkulluar në vend, Henze shtoi se në Europë ka mendime të ndryshme sa i përket kësaj ccështje.

Referuar protestave në vend, Henze u shpreh se ato janë një e drejtë legjitime e ccdo partie dhe qytetari, ndërsa shtoi se në çdo grupim njerëzish ka njerëz që janë më emocionalë, më të prekur, por që gjithsesi, sipas tij kjo se cënon të drejtën demokratike të protestës /albeu.com/
Shtuar më 15/03/2019, ora 18:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori