Marti Ahtisari paralajmëron se sivjet nuk ka as propozim e as vendim për statusin e Kosovës?
Albeu.com
Sipas njoftimeve nga agjencitë serbe, Marti Ahtisari, përkundër paralajmërimeve të deritashme, megjithatë do ta shtyjë propozimin e tij për statusin e Kosovës për periudhën pas mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, që pritet të mbahen në dhjetor.Ahtisari i ka deklaruar një televizioni finlandez, ILI, se plani i tij ndoshta do të duhet të pres rezultatin e zgjedhjeve në Serbi, të cilat do të mund të mbahen në dhjetor. Këshilltari i kryeministrit serb Vlladeta Jankoviq, ka deklaruar për B92 se ky hap i Ahtistarit është “në drejtim të duhur”. b92.rtk
Shtuar më 04/10/2006, ora 15:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori