Marsida Qatja paralajmëron gjakderdhje: Jam viktimë!
Pak ditë më parë në banesën e Marsida Qatjas u vra një shtetas dhe u lëndua një polic, pas një përplasje me armë.

Hetimet janë tashmë në fazën intensive dhe në të nuk përfshihet vetëm vrasja e Dritan Haxhollit, por edhe droga që u gjet në shtëpinë e saj.

Vetë Marsida e Kavajës në një intervistë të gjatë për emisionin “Open” në Top Channel e përjashton veten nga çdo krim. Madje, ajo e cilëson veten një viktimë në të gjithë këtë histori.

Ndërkohë flet edhe për bashkëshortin e saj dhe telefonatën që ka pasur, teksa ai ndodhet në burhg.

“Ia kam shpjeguar, por ai do të dijë gjithçka dhe pavarësisht besimit që ka tek unë, do të zbardhë gjithçka kur të dalë nga burgu në Gjemani” – thotë Marsida qatja, e cila e cilëson shumë serioz bashkëshortin dhe se nuk lë gjë pa zgjidhur

“Kjo gjë nuk mbetet me kaq” – tha Marsida, duke iu referuar asaj çfarë i ka thënë bashkëshorti, por do të vijojë me të gjithë personat, duke nënkuptuar një gjakderdhje të mundshme.

“Bernardi erdhi atë natë në shtëpinë time, i tha diçka Bledarit nga dera, pa hyrë brenda. Por në asnjë moment nuk u takua që t’i japë drogë, apo diçka tjetër tha Marsida.
Shtuar më 14/10/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori