Marsida Qatja në rrezik për jetën? Artan Hoxha: Dritani u vra për prishje pazaresh
Marsida Qatja, nëna e tre fëmijëve e cila u bë "molla e sherrit" për ngjarjen në Kavajë është marrë nën hetim dhe rrezikon rreth 5 vite burg.

Marsida Qatja është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Durrësit, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”, referuar nenit 285/a.

Por gazetari Artan Hoxha ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e cila si duket nuk është zbuluar ende. Ai deklaron se ngjarja në fjalë nuk ka lidhje me krimin e pasionit por për prishje të pazarëve të drogës.

“Bashkëshorti i asaj vajzës, që është në burg në Gjermani në Shqipëri ka qenë i dënuar për vrasje.

Cili është ai budalla që do shkojë atje, kur e di cili është.
Ky grup personash, nuk janë zënë aty për një femër. Janë të përfshirë në një aferë kriminale, për se janë prishur pazaret atë le ta gjejnë.

Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur,”- tha Artan Hoxha. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori