Marsida mohon lidhjen me Dritanin: Ai ka të dashur, e rrihte atë
"Ajo më ka takuar dhe më tha: Ti më ke shpëtuar jetën. Unë kam goxha shoqëri, ajo që dhunoi Dritani ka qënë e pambrojtur."

Protagonista e ngjarjes së Kavajës ku humbi jetën Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi, Marsida Qatja ka rrëfyer në “Open” detaje nga rasti.

Në fjalën e saj, Marsida është shprehur se nuk është ajo gruaja që përflitet që ka një marrëdhënie me Dritanin por një tjetër. Ajo ka shtyrë të gjithë që të shkojnë dhe të kontrollojnë për emrin e saj në spitalin e Kavajës.

Qatja ka treguar se ish-e dashura e Dritanit e ka takuar pas ngjarjes dhe e ka falenderuar se i ka shpëtuar jetën.

“Unë këtu kam pasur çdo ditë djalin e madh 15 vjeç. Kam dëgjuar që shkoja çdo ditë tek ai. Ajo që ka dhunuar Dritani është një femër tjetër. Të shihen letrat në spital.

Nuk jam unë. Ajo më ka takuar dhe më tha: Ti më ke shpëtuar jetën. Unë kam goxha shoqëri, ajo që dhunoi Dritani ka qënë e pambrojtur. Mua më shtynte por nuk më bënte dot gjë.

Nga ai kërcënoheshin djem, vajza, ato që fshijnë rrugët. Por unë isha me shoqëri, e mbrojtur. S’jam molla e sherrit por viktima. Nëse do vritesha unë me fëmijët, fjalët e këqija do të ishin për atë. Të tjerët ishin miqtë e mi.

Bledari nuk donte të ishim vetëm sepse mund të mendohej keq. Ata të tjerët më shajnë mua, por këta në Kavajë e dinë se kush jam unë. Kushërira e tij e dinte që rrihte çdo ditë hallën e saj,“-tha Qatja.
Shtuar më 14/10/2019, ora 23:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori