Marshuan për lirinë në Paris, ndërsa ajo mungon në shtetet e tyre
Gazeta britanike "The Guardian" shkruan sa aktivistët e lirisë së shtypit kanë dënuar praninë në mitingun e unitetit në Paris të udhëheqësve botërorë në shtetet e të cilëve kanë probleme serioze me liritë e njeriut dhe median e lirë.

"Reporterët pa Kufi" kanë veçuar liderë nga Egjipti, Rusia, Turqia, Algjeria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), si përgjegjës për mjedise veçanërisht të ashpra për gazetarët.

Këto vende renditen në vendet e 159, 148, 121 dhe 118 nga gjithsej 180 vende të “Indeksit të Lirisë së Shytpit" në botë, raport ky që publikohet çdo vit nga shoqata "Reporterët pa Kufi".

Në marshimin në Paris nga këto vende kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të Egjiptit, Rusisë dhe Algjerisë, Sameh Choukry, Sergei Lavrov dhe Ramtane Lamamra, kryeministri turk Ahmet Davutoglu, sidhe sheiku nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdullah ben Zayed al-Nahyan.

Vendet e mësipërme futen në kategorinë e shteteve ku nuk ka liri për mediat.

Edhe gjendja në Ballkan nuk është edhe aq e lakmueshme. Në indeksin e 2014-s, klasifikimin më të mirë nga vendet e Ballkanit, e ka Sllovenia në vend të 34. Kosova është klasifikuar në vendin e 80-të, duke shënuar kështu ngritje me 5 vende nga viti i kaluar ndërsa Shqipëria renditet e 85-ta. Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në vendin e 123-të. Serbia është në vendin e 54, Kroacia është e 65-ta, Bosnjë Hercegovina e 66-të, ndërsa Mali i Zi në vendin e 114-të. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 20:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori