Familja me katër pjestarë rezultoi pozitive, dezinfektohet e gjithë zona në Vlorë

Një familje me katër pjestarë rezultoi pozitive ndaj koronavirusit mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Të katër personat, janë shoqëruar për te spitali infektivi në Tiranë, pasi shfaqën simptomat e koronavirusit.

Ditën e sotme, dezinfektimi i zonës ku punonte dhe jetonte 57-vjeçari dhe familja e tij. Kjo familje jetonte në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qendrore. Po ashtu, 57-vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve.


Shtuar 23.03.2020 08:14