Zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Prezencën e OSBE-së në Tiranë kanë qenë tema kryesore të diskutuara në takimin që
ministri i Punëve të Jashtme Aldo
Bumci zhvilloi sot me kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen
Wolfarth.
Duke iu referuar angazhimit dhe projekteve të OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori
Wolfarth vlerëson bashkëpunimin e deritanishëm, duke veçuar progresin e madh që është arritur në realizimin e projektit për shkatërrinin e municioneve dhe armëve të lehta.
Lidhur me angazhimin aktiv të Shqipërisë në kuadër të OSBE-së,
Ministri Bumçi theksoi se Shqipëria është e gatshme që të presë në Tiranë konferencën mbi tolerancën, mosdiskriminimin dhe bashkëjetesën, vlera të cilat janë të vyera për popullin shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2013,
ora 15:24