Marrin apo nuk marrin lekë policët rrugorë? (VIDEO)
Pëlqej
Në Shqipëri qytetarët vazhdojnë të mendojnë se korrupsioni i policisë është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar ndëshkimit, dhe sërish të mos ndëshkohen për këtë.

Në videon ekskluzive të sigurar nga A1 Report shihet se si një qytetar është ndaluar pasditen e së hënës nga patrulla e përgjithme e policisë pranë zonës së Laprakës në kryeqytet. Aryseja ka qenë shkelje të rregullave të qarkullimit e për këtë, polici i ka kërkuar drejtuesit të automjetit dokumentat përkatëse.



Bashkë me dokumentat i riu fut në dosjen përkatëse edhe një sasi parash. Polici mban në makinë një dokument. Kamera nuk arrin dot të fokusojë cfarë ndodh në automjet, por shihet qartë që pak minuta më pas, dokumentat i janë rikthyer drejtuesit të automjetit nga policia. Nuk dihet nëse ato para janë mbajtur nga efekti i policisë apo jo. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori