Marrëveshjet zgjedhore, mazhoranca i zyrtarizon javën e ardhshme
Mazhoranca qeverisëse është ende duke diskutuar detajet e fundit e marrëveshjes për zgjedhjet lokale të 8 majit, ndërkohë pritet që “Aleanca për Qytetarin” e udhëhequr nga Partia Demokratike të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka deklaruar se marrëveshja do të shpallet shumë shpejt.

“Jemi në një proces diskutimi dhe konsultimi shumë korrekt, në partneritet të plotë dhe gjithashtu në luajalitet të plotë me partnerët e tjerë të koalicionit, në mënyrë të veçantë me PD-në. në respekt të të gjitha afateve ligjore, ne do të shpallim shumë shpejt edhe akordin apo marrëveshjen që do të arrijmë me PD-në, me të cilën aktualisht jemi në diskutimin e disa çështjeve që kanë të bëjnë me përputhjen më të mirë të emrit më të mirë me projektin më të mirë dhe me atë çfarë ne synojnë të arrijmë në këto zgjedhje,” është shprehur Rama.
Shtuar më 20/03/2011, ora 09:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori