Vazhdojnë negociatat mes RENEA dhe të moshuarit Lefter Zhidru në Elbasan, pas sulmit të tij ndaj patrullës së policisë ku u plagosën dy të rinj kalimtarë.
I moshuari i armatosur gjendet në banesën e tij dhe nuk pranon të dorëzohet, ndërkohë policia ka rrethuar perimetrin dhe ka shkëputur energjinë elektrikë.
Burimet pranë vendngjarjes bëjnë me dije se i moshuari i ka kërkuar policisë të rikthehet energjia elektrike, kjo për shkak se po ndiqte lajmet në televizor.
Në ekranet informative prej orësh po jepet lajmi mbi ngjarjen me emrin e tij. /albeu.com/