Marrëveshje për sistemin e inspektimit elektronik
Inspektorja e Përgjithshme në MITIK, Mimoza Hajdarmataj dhe drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Jim Barnhart, nënshkruan një marrëveshje për të mbështetur sistemin e E-Inspektimit në Shqipëri.



Me anë të kësaj marrëveshjeje, USAID-i do t’i ofrojë Inspektoriatit Qendror 260 Paketa Portabël të Inspektimit, që përbëhen nga kompjutera laptop dhe nga skanera e printera portabël. Inspektorët do t’i përdorin këto paketa në terren, për inspektime eficiente, on-line dhe në kohë reale.


I pranishëm në këtë ceremoni, Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo, në fjalën e tij theksoi rëndësinë që kanë nismat “e-qeverisje” për një qeverisje të hapur dhe rolin që luan Inspektoriati Qendror në rritjen e transparencës.


“Jam veçanërisht i gëzuar që jam i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit midis Inspektoriatit Qendor dhe USAID-it, - deklaroi Ministri Pollo, të një marrëveshjeje përmes së cilës do të ndërtohet sistemi i inspektoriatit elektronik ose e-inspector, pra që inspektorët çdo gjetje të tyre në terren, qofte në një dyqan mishi, në një fabrikë vaji, në një shkollë apo në një situatë mjedisore, çdo gjetje pra, do t’i shkruajnë e fotografojnë duke i hedhur automatikisht në sistemin elektronik. Kjo pasi inspektorët do të kenë kompjutera dore, lap top apo tableta, të lidhur në internet me sistemin qendror dhe raportimet e tyre nga terreni, çdo gjetje që ata hedhin në sistem do të jenë të pandryshueshme dhe të kontrollueshme nga eprorët e tyre, pra shefat e inspektoratit, nga ministri i linjës dhe nga Inspektorati Qendor njëkohësisht. Do të kemi efektivitet të lartë dhe do të evitojmë problemin që gjetjet që shënoheshin në copa letrash, prisnin një apo dy javë sa të zyrtarizoheshin dhe deri atëherë mund ishin objekt i ndryshimit për shkak të ndërhyrjeve, presioneve të formave të ndryshme.


Ky nënshkrim i sotëm vjen pas miratimit dje në Kuvend të një amendimi të rëndësishëm të ligjit për inspektimin, i cili i hap rrugë riorganizimit të inspektoriateve të veçanta dhe përdorimit të sistemit elektronik, pra të e-inspector.

Drejtori i Misionit USAID në Shqipëri, Z. Barnhart gjatë fjalës së tij vuri në pah rëndësinë e reformës së inspektimit dhe faktin që, për herë të parë, Qeveria e SHBA-së po jep asistencë nëpërmjet sistemeve të Qeverisë Shqiptare.
Shtuar më 15/02/2013, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori