Marreveshje mes Kosoves e Maqedonise ne fushen e komunikimeve elektronike
Albeu.com
Është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e komunikimeve elektronike në mes Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEC) të Republikës së Maqedonisë dhe Autoritetit Rregullator të Telekkomunikacionit të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja nga ana e ART së u nënshkruar nga Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ART së dhe Petar Ivanovski, Drejtor Ekzekutiv i AEC. Marrëveshja e nënshkruar mes dy rregullatorëve, ka si objektiv krijimin e kushteve reciproke për thellimin e marrëdhënieve miqësore mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, gjithnjë duke ju referuar rëndësisë së komunikimeve elektronike në zhvillimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike të të dyja vendeve.
Shtuar më 22/01/2010, ora 16:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori