Kontrolli i Lartë i shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë nënshkruar sot një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit të njësive
hetimore të përbashkëta.
Marrëveshja është nënshkruar nga krerët e këtyre di institucioneve Bujar Leskaj dhe kryeprokurorja Ina
Rama. Sipas kryeprokurores raportet me Kontrollin e Lartë të Shtetit janë me vlerë për hetimin.
“Kjo është një marrëveshje me qëllim që të rrisim bashkëpunimin në funksion të detyrave tona kushtetuese. Javën tjetër takim me njësitë
hetimore për problematikat që do të na dalin ” tha Ina
Rama. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2012,
ora 10:49