Marrëveshja Rama-Basha, LSI: Ne dalim forcë e parë
Pëlqej
Kreu i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për median reagoi publikisht për marrëveshjen Rama-Basha.

Vasili tha sot se marrëveshja nuk e cenon LSI-në edhe pse hyn në zgjedhje pa koalicione si dhe shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë e parë.

“Pavarësisht zgjatjes së krizës artificiale, është e rëndësishme që ne do të kemi zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe kaosi u evitua.
Tani s’ka më diskutim për datën e zgjedhjeve dhe vendimi është në dorë të qytetarëve. Ata vlerësojnë çdo forcë politike.

Sigurisht tani do kemi një garë gjithëpërfshirëse. LSI ka punuar fort për këto zgjedhje. Sot do të kemi një garë të barabartë mes forcave politike. LSI sot beson më shumë se dje se do jetë forcë e parë politike.

Pasi ajo është një forcë politike gjithëpërfshirëse. Ne na vjen keq që është mohuar pjesëmarrja në koalicion i disa forcave politike. Kjo nuk e dëmton kurrë LSI-në. Për fat të keq kjo nuk ndodhi, por gara vazhdon”,-tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori