Zbulohen sandalet e epokës Bizantine në Kostandinopojë

Arkeologët kanë hasur në një zbulim të jashtëzakonshëm në Stamboll që ka tërhequr vëmendjen e historianëve dhe entuziastëve të modës.

Mes një thesari të artefakteve të lashta, ata zbuluan një palë sandale zonje 1500-vjeçare të epokës bizantine të stolisura me një mesazh të ngrohtë të gdhendur në greqisht.

Mesazhi, i cili thotë “Përdori në shëndet, zonjë, vishi në bukuri dhe lumturi”, i shton një element sharmi këtij zbulimi tashmë të jashtëzakonshëm.

Zbulimi i këtyre sandaleve të epokës bizantine ishte vetëm një pjesë e vogël e një plaçke prej rreth 60,000 artefaktesh që janë zbuluar në portin e lashtë të Eleutherios të Konstandinopojës që nga viti 2004.

Këto objekte të çmuara, aktualisht po ruhen në Muzeun Arkeologjik të Stambollit deri sa tu gjendet shtëpia e përhershme.

Sandalet u gjetën së bashku me një sërë objektesh, por pavarësisht përmasave mbresëlënëse të koleksionit, palët e sandaleve janë bërë shpejt atraksioni më i nxehtë i muzeut. Studiuesit besojnë se sandalet i përkisnin një gruaje greke nga Perandoria Bizantine, sipas një raporti të botuar në Arkeonews.

Zbulimi shërben si një dëshmi për rëndësinë e projektit shumë ambicioz Marmaray, një projekt i madh infrastrukturor që po zhvillohet në Stamboll dhe që ka përfshirë ndërtimin e një tuneli hekurudhor nën Bosfor, që lidh anët evropiane dhe aziatike të qytetit./Albeu.com/