Marrëveshja e Ramës me aleatët, ja si do ndahet pushteti
Ashtu sikurse pritej Partia Socialiste nënshkroi një ditë më parë marrëveshjen e bashkëpunimit për koalicion parazgjedhor me rreth 30 parti. Ndërkohë, në pritje për t'iu bashkuar koalicionit janë edhe parti të tjera.

Gazeta Shqiptare zbardhe detaje të marreveshjes se arritur mes parttive dhe partitë që e kanë nëshkruar.

"Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota, dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike. Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror. Objektivi politik i koalicionit është fitorja në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, në shërbim të interesave madhore të vendit e të kombit", thuhet në marrëveshje.

KUSHTET E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TË PARTIVE NË KOALICIONIN E DREJTUAR NGA PS


Në respektim të programit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, si drejtuese e këtij koalicioni garanton:
3.1 Vullnet të plotë për të bashkëpunuar me subjektet politike, shoqatat, sindikatat apo individë që janë të gatshëm të kontribuojnë për rotacionin politik në Shqipëri;

3.2 Se përfaqësuesit e saj në komisionet zgjedhore dhe të numërimit të votave do të numërojnë dhe ruajnë me korrektësi çdo votë të partive aleate;

3.3 Pas fitores në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike
përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota, dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike;

3.4 Për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror;

3.5 Kur një parti politike e koalicionit, drejtpërsëdrejti, ka fituar një mandat në zgjedhjet e 23 qershorit, atëherë ajo ka të drejtë që të kërkojë një vend në qeverinë e koalicionit pas zgjedhjeve;

3.6 Partia që ka fituar një mandat me anë të zbatimit të formulës së shpërndarjes së mandateve, përfitimin e saj në lidhje me qeverisjen sipas pikës 3.5 duhet ta diskutojë edhe me partitë e tjera, të cilat kanë plotësuar numrin që u është dashur për të fituar një mandat;

3.7 Partia Socialiste garanton se do të administrojë e do të angazhojë në qeverisje mbi bazën e vlerave dhe të kontributit, çdo individ që do të afrojnë aleatët,
pavarësisht nga rezultati i arritur në zgjedhje;

3.8 Partia Socialiste kërkon nga aleatët që të garantojnë mbështetjen për Programin politik dhe reformat që ajo premton të realizojë gjatë qeverisjes;

3.9 Marrëveshjet e Partisë Socialiste do të jenë bilaterale me secilën parti politike të koalicionit, duke respektuar rolin dhe kontributin e secilit subjekt gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në opozitë.

LISTA E PARTIVE QË FIRMOSËN NË KOALICION ME PS
1. Partia Socialiste
2. Partia Socialiste e Vërtetë 91
3. Partia Socialiste e Moderuar
4. Partia Komuniste Shqiptare
5. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar
6. Partia Komuniste Shqiptare 8 Nëntori
7. Partia për Prosperitet Demokratik
8. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
9. Partia për Unitet Kombëtare
10. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (vjen sot)
11. Partia e Gjelbër PGJ
12. Partia e Çështjeve Shqiptare
13. Partia G99
14. Partia Ardhmëria Shqiptare
15. Partia për Drejtat e Emigrantëve
16. Partia Rruga e Lirisë
17. Partia kristian Demokrate
18. Partia Reformatore Demokratike
19. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë
20. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet
21. Partia Socialpunëtore e Shqipërisë
22. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara
23. Aleanca për Barazi e Drejtësi Evropiane
24. Partia e Punës e Shqipërisë
25. Partia Ambientaliste
26. Partia e Bashkimit Popullor të Pensionistëve shqiptarë
27. Partia e Pajtimit Kombëtar (nuk u regjistrua nga KQZ)
28. Partia Shqiptare Atdheu
29. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar
30. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
31. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

NË PRITJE PËR MARRËVESHJEN
„¯ Lëvizja Socialiste për Integrim
„¯ Partia Socialdemokrate
„¯ Partia Demokracia Sociale

NË NEGOCIATA PËR KOALICION
„¯ Aleanca Kuq e Zi
„¯ Aleanca Popullore (Lëvizja Çame)
„¯ Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
„¯ Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve
„¯ Lëvizja Demokristiane
Shtuar më 20/04/2013, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori