Marreveshja e Ohrit, PDSH akuza qeverise
Albeu.com
Ndersa po mbushen plot 8 vjet nga nenshkrimi i marreveshjes se Ohrit qe i dha fund konfliktit te armatosur ndermjet shqiptareve dhe qeverise maqedonase, PDSH akuzon autoritetet shteterore por edhe Bashkimin Demokratik per Integrim si ...... parti qeveritare, se nuk kane bere asgje per implementimin e saj.

“Anashkalohet perdorimi i gjuhes shqipe ne institucionet e shtetit. Mbi nje qind mije shqiptare, me ligjin per perdorimin e flamurit, kane ngel pa te drejten e perdorimit te flamurit kombetar. Vazhdojne problemet me arsimin ne gjuhen shqipe”, theksoi nenkryetari i PDSH-se, Iljaz Halimi.

Ai beri publike disa statistika qe tregojne numrin e ulet te punesimit te shqiptareve ne administrate.

“Ne Ministrine e Financave perfaqesimi i shqiptareve 6.04%, kurse ne postet udheheqese ka vetem 1.02%. Ne parlament perfaqesimi i shqiptareve 8.66%, ne postet udheheqese vetem 1.81%. Ne presidence perfaqesimi i shqiptareve 8.91%, ne vendet udheheqese 2.81. Ne qeveri perfaqesimi i shqiptareve 11.02%, ne postet udheheqese 0.85%”, theksoi ai. (tch)
Shtuar më 06/08/2009, ora 20:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori