Marrëveshja e ngrirë për detin, Bushati niset drejt Greqisë
Pëlqej
Ministri i jashtëm Ditmir Bushati sot do të niset në një vizitë zyrtare në Greqi ku do të takohet në Kretë me homologun e tij grek Nikos Kotzias.

Një ndër temat kryesore e cila pritet të diskutohet është marrëveshjen e ngrirë për detin.

“Kemi Gjykatën Kushteteuse që ka marrë një vendim 9 me 0 dhe kemi një ish-kryetar të PD dhe ish-kryeministër, të cilin ju e mbështetet edhe atë ditë, edhe sot.

Ai tha disa gjëra të tmerrshme. Tha që është bërë për emër të të tretëve, tha që ajo marrëveshje do ekzistojë ashtu dhe tha që kishim korruptuar Gjykatën Kushtetuese.

Me këtë lloj standardi mund t’ju them, në djall vaftë konsensusi! Me një standard anti-kombëtar që i thotë Gjykatës Kushteteuse ‘je e bler뒔, -deklaroi dje Bushati në Komisionin Parlamentar. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2017, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori