Marrëveshja Detare, Pazios: Vendimi i gjykatës nuk vihen në dyshim
Ambasadori i Greqisë në Shqipëri Nikolaos Pazios në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, i pyetur në lidhje me Marrëveshjen Detare mes Shqipërisë dhe Greqisë shprehet se Greqia nuk mundë të vërë në dyshim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Por sipas tij duhet gjetur një mënyrë që të përballohet stanjacioni në të cilin është futur kjo çështje.



Ndërkaq, i pyetur se çfarë është “Epiri i Veriut”, ambasadori grek në Tiranë ka deklaruar qartazi se mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh interpretimi i Historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë të përdorin historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme por përmbajnë edhe rreziqe. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 08:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori