E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi në stad të ri bashkëpunimi
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe vuri theksin në vullnetin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë një dimension të ri këtij bashkëpunimi në frymën e miqësisë dhe të interesit më të mirë të të dy vendeve.

Gjatë një takimi me Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Evangelos Venizelos, Rama u shpreh se qeveria shqiptare mbetet e vendosur për të forcuar, bashkëpunimin rajonal.

Marrëveshja Kosovë-Serbi, u shpreh Kryeministri, ka hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e bashkëpunimin midis vendeve të rajonit. Rama falenderoi ministrin Venizelos edhe për mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit edhe në kuadër të Presidencës së ardhshme greke të BE-së.

Ministri Venizelos e uroi Kryeministrin Rama për detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij për t’i vendosur marrëdhëniet mes dy vendeve në një stad të ri bashkëpunimi. Gjatë këtij takimi, u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe u trajtuan problematikat që ekzistojnë, të tashme, apo të trashëguara nga e kaluara.
Shtuar më 14/10/2013, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori