Marredheniet e Kroacise me Kosoven - ne nivel ambasade
Pëlqej
Albeu.com
Shefi i zyrës Ndërlidhëse të Kroacisë në Prishtinë, Dario Malnar i dorëzoi sot ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, letrën e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane ...... të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në të cilën njoftohet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kroacisë ngrihet në nivel të Ambasadës. Diplomati Dario Malnar do të mbetet i ngarkuari me punë deri në emërimin e ambasadorit të Republikës së Kroacisë në Prishtinë. Në letrën e homologut kroat drejtuar ministrit Hyseni konfirmohet gatishmëria e Republikës së Kroacisë për zhvillim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë në interes forcimin e stabilitetit dhe mirëqenies në Evropën Juglindore dhe në integrimet euroatlantike. Kroacia është vendi i 14-të që e ngre përfaqësinë diplomatike në Kosovë në nivel ambasade.
Shtuar më 10/11/2008, ora 16:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori